Prej sot ristarton parkimi zonal me pagesë në Gostivar, në javën e parë do të ketë tolerancë

,

15.10.2018

Pas vendosjes së tabelave dhe përgatitjeve paraprake për rifillim të suksesshëm, prej sot pasdite do të zbatohet parkmi zonal me pagesë në Gostivar.

Qyteti i Gostivarit është i ndarë në dy zona për parkim, në atë “të kuqe” dhe “të gjelbër”. Për zonën “e kuqe”, konkretisht për pjesën qendrore të qytetit, për një orë parkim çmimi është 25 denarë, kurse për zonën “e gjelbër”-zona periferike e qytetit, parkimi për një orë kushton 10 denarë.

Parkimi do të paguhet prej të hënën deri të shtunën edhe atë e hënë – e premte prej orës 7 deri orën 21, ndërsa të shtunën prej orës 7 deri në ora 14. Të dielave dhe në ditët e festave shtetërore parkimi nuk do të paguhet.

– Në javën e parë nuik do të zbatohen masat ndëshkuese, e që nënkupton vendosjen e bllokatorëve apo bartjen nga karrotreci, por megjithatë kërkojmë prej qytetаrëve që nga sot tu përmbahen rregullave që kjo tu kalojë prej tash në shprehi dhë të mos vijë deri në sanksione. Vlen të thekѕojmë se për ata të cilët nuk do të dërgojnë sms-porsoi përkatëse, pas bllokimit të automjetit pronari obligohet të paguajë gjobë prej 1.000 denarësh dhe nëse brenda një ore sërish nuk e paguan edhe bllokimin, atij automjeti i merret nga karrotreci – njofton drejtori i NP “Parkingje publiem dhe gjelbërime”, Muzafer Zulbeari.

Ndryshe, për transportuesit publik parkimi zonal nuk vlen. Për taksitë dhe furgonët mbetet procedura e deritanishme që paguhet që me marrjen e licencës për të ushtruar bartje publike dhe ata nuk do të paguajnë parkim.

Shërbimi për informim