Profesori i mirënjohur Larry Hubbell takoi kryetarin Taravari – ndau përvojat amerikane me administratën komunale të Gostivarit

18.06.2018

Administrata e komunës së Gostivarit sot pati rastin që të përfitojë nga përvoja e profesorit të njohur Larry Hubbell, i cili me anë të një prezantimi në Komunën e Gostivarit, dha detaje mbi punën e administrates në SHBA.

Profesori Hubbell u prit fillimisht nga Kryetari i Komunës së Gostivarit ArbenTaravari, ndërsa prezantimi në fjalë u mundësua nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.

Në kuadër të programit për forcimin e sistemit të menaxhimit të pushtetit lokal, Prof. Larry Hubbell ndau përvojat e tij praktike dhe teorike mbi parakushtet për ndërtimin e një sistemi të mirëmenaxhimit të pushtetit lokal duke u fokusuar në praktikat më të mira të menaxhimit me resurse njerëzore në sektorin publik, si formë që do të ndikojë shumë në përparimin e vendit drejt integrimit të suksesshëm në BashkiminEvropian”, theksoi Taravari

Hubbell tha se sot para administratës së komunës së Gostivarit do të flasë mbi eksperiencat amerikane si dhe sistemin e angazhimit në bazë të meritës.

Është kënaqësi e madhe që të jem në Gostivar dhe në Maqedoni. Këtu kam qenë edhe para gjashtë muajve kur kam ligjëruar në Universitetin e Evropës Juglindore. Planifikoj sot që të flasim për eksperiencën Amerikane, më saktësisht lidhur me “Angazhimin në bazë të meritës “, theksoi profesori Hubbell due shprehur kënaqësinë se është këtu me kryetarin Taravari dhe se shpreson që të kenë shkëmbim idesh së bashku.

Detaje mbi biografinë e prof. Larry Hubbell dha zëdhënësi i Komunës së Gostivarit, JasinDemiri. Ai nënvizoi se profesori ka 25 vite përvojë pune në shtete të ndryshme, duke veçuar trajnimet që i ka bërë në administratën e Klintonit dhe Obamës.

Ndryshe, Prof. Larry Hubbell ka qenë akademik për më shumë se 25 vjet dhe gjithashtu ka shërbyer më pare në Universitetin e Wyoming. Ka përvoja të shumta jashtë shtetit, pasi ka shërbyer si studiues në Maqedoni, Lituani dhe Sierra Leone. Ai gjithashtu ka kryer hulumtime dhe mësime në Indonezi, Rusi, Kinë, Kamboxhia, Tajvani, Dominika, Panama, Nikaragua dhe Afrikën e Jugut. Gjatë karrierës së tij, ai ka botuar literaturë shkencore në fushat e menaxhimit me resurse njerëzore dhe zhvillimin organizativ, administratën universitare, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen demokracitë në zhvillim”, theksoi Demiri

Shërbimi për informim