27.03.2019

Projektuesit dhe ndërtimtarët e Gostivarit, ishin të ftuar sot për bashkëbisedim në mjediset e Komunës së Gostivarit, ku para kryetarit Arben Taravari dhe përgjegjësve të Sektorit të urbanizimit shpalosën të gjitha vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre për punë më efikase dhe planifikim më të mirë të urbanizimit në komunë.

“Qëllimi i këtij takimi është që të dëgjojmë opinionet e arkitektëve dhe ndërtimtarëve, me qëllim që në bazë të vërejtjeve dhe sugjerimeve të tyre të rrisim efikasitetin e shërbimeve në sferën e urbanizimit, të përgatisim plane më të përshtatshme urbanistike dhe gjithçka tjetër që tangon ata sa i përket urbanizimit dhe ndërtimit”, theksoi kryetari Arben Taravari.

Përgjegjësi i Sektorit të urbanizimit pranë Komunës së Gostivarit, Sefedin Bilalli njoftoi se takime të këtilla informative-konsultative do të mbahen rregullisht në çdo dy-tre muaj, respektivisht sipas nevojës, me qëllim të rritjes së transparencës në punë dhe përfshirjes sa më të madhe të projektuesve dhe ndërtimtarëve në proceset e vendimmarrjes.

Shërbimi për informim