Rinovohet Shtëpia e zjarrfikësve në Gostivar

17.12.2018

Me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës, Komuna e Gostivarit ka filluar me rinovimin e hapësirave të brendshme të Shtëpisë së zjarrfikësve.

“Kemi filluar me rinovimin e mjediseve të brendshme të Shtëpisë së zjarrfikëse, e që nënkupton pastrimin gjeneral, lyerjen e mureve, furnizim me ngrohës elektrikë dhe inventar të nevojshëm, rregullimin e ndriçimit dhe disa intervenime tjera. Kjo sa i përket kësaj faze, ndërsa në të ardhmen planifikojmë të bëjmë edhe intervenime tjera me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës për zjarrfikësit”, thekson Jusuf Bajrami – përgjegjës në NJTKZ – Gostivar.

Ndryshe objekti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar, është i vjetër rreth 70 vite dhe në të deri më tani nuk është bërë ndonjë intervenim serioz. Paraprakisht Shtëpia e zjarrfikësve u pajis me shtretër të rinj për pushim gjatë turnit të natës që u takon me ligj zjarrfikësve.

Shërbimi për informim