Riparohet këndi i fëmijëve në parkun e madh të qytetit në Gostivar

08.04.2018

Këndi i fëmijëve në parkun e madh i cili një kohë më të gjatë ka qenë jashtë funksionit për të cilin është dedikuar, është riparuar këtyre ditëve nga ana e Komunës së Gostivarit.

Të gjitha lojërat për fëmijë janë riparuar, është hedhur rërë dhe janë vendosur tehore prej bekatoni, si dhe është vendosur ndriçim publik adekuat.

“Me riparimet e nevojshme, e kthyem këtë kënd lojërash sërish në dispozicion të fëmijëve, ndërsa me ndriçimin përkatës i njëjti do të mund të shfrytëzohet edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Do të apeloja me këtë rast deri te të gjithë qytetarët që të kujdesen për këtë kënd dhe të denoncojnë të gjithë ata të cilët eventualisht do ta dëmtonin këtë kënd”, thotë udhëheqësja e Sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe.

Ndërkaq, Besim Dogani – përgjegjës i Zyrës për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve, njofton se në kuadër të programit zgjedhor të kryetarit Arben Taravari, do të intervenohet edhe në këndet tjera të fëmijëve dhe në sipërfaqet për pushim dhe rekreim.

Shërbim për informim