Rregullimi hortikulturor i oborreve të shkollave dhe çerdheve të komunës së Gostivarit

19.10.2018

Të gjitha shkollat dhe kopshtet e fëmijëve në komunën e Gostivarit, falë një aksioni të gjerë të Ndërmarrjes publike “Parkingje publike dhe gjelbërim” do të kenë oborre të rregulluara në aspektin hortikultutor,.

Fillimisht aksioni është realizuar në oborrin e shkollës fillore në fshatin Vërtok dhe në fshatin Raven, ndërsa do të vazhdojë më pas në të gjitha shkollat tjera, si dhe në çerdhet, qoftë në qytet apo fshatra.

“Bëjmë nivelimin e tokës, mbjellim barë dhe fidanë dekorativ të rezistueshme edhe ndaj kushteve klimatike në ço periudhë të vitit. Kjo është minumimi që duhet të bëjmë për grupmoshat që janë ardhmëria e shoqërisë sonë. Aksionin e realizojmë në këtë periudhë, sepse stina e vjeshtës është koha më e përshtatshme për mbjellje”, sqaron drejtori i NP “Parkingje publike dhe gjelbërim”, Muzafer Zulbeari.

Vlen të theksohet se në vijim e sipër është edhe rregullimi hortikulturor i parkut të madh të qytetit, respektivisht punimet për rehabilitim të tij rrumbullakohen me mbjelljen e mbi 170 pemëve që do ta begatojnë pamjen e kësaj hapësire dhe do t’ia kthejnë parkut rolin e “mushkërive “ të qytetit të Gostivarit, si vendi më i preferuar i qytetarëve për relaksim.

Shërbimi për informim