26.06.2018

Pas renovimit të mjediseve të brendshme dhe përgatitjes së një hapësire si kabinet për trajtimin e fëmijëve me autizëm, në Konviktin e nxënësve në Gostivar punohet për rregullimin edhe të ambienteve të jashtme.

“Kemi filluar ta rregullojmë oborrin e Konviktit, respektivisht të mbjellim pemë dekorative dhe të rregullojmë sipërfaqet e gjelbra, me qëllim që ky objekt të marrë pamjen e duhur“, thotë drejtori Shpend Sulejmani.

Sulejmani falënderon Komunën e Gostivarit dhe afaristët gostivaras për mbështetjen e vazhdueshme, falë së cilës ky konvikt i cili deri vonë më shumë i ngjasonte një objekti të braktisur, po shndërrohet në një ambient shumë të përshtatshëm si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, për qëllimet të cilat është dedikuar.

Shërbimi për informim