Shembet dheu në rrugën rajonale Gostivar-Sërmnovë, Komuna e menaxhon me sukses problemin

26.02.2018

Komuna e Gostivarit, nëpërmjet ndërmarrjeve publike “Komunalec dhe “Parkingje publike dhe gjelbërime” arrit që me sukses ta menaxhojë shembjen e dheut në segmentin Llakavicë- Sërmnovë, si pjesë e rrugës rajonale Gostivar-Sërmnovë.

Deri te shembja e dheut në këtë terren kodrinoro-malor erdhi si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe në një pjesë dheu bllokoi rrugën me çka për një periudhë kohore banorët e kësaj ane mbetën të shkëputur nga qyteti. Por intervenimi i Komunës së Gostivarit ishte i shpejtë dhe falë punës intensive të ekipeve të dy ndërmarrjeve publike, për një kohë të shkurtër rruga u kthye në gjendjen e mëparshme.

Rruga Gostivar-Sërmnovë është rrugë rajonale dhe e njëjta menaxhohet nga ndërmarrja publike e nivelit shtetëror “Rrugët e Maqedonisë”. Por, Komuna e Gostivarit, ndonëse nuk e ka për obligim, në më shumë raste ka intervenuar për përmirësimin e gjendjes së rrugëve rajonale, me qëllim që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë shkaku i neglizhencës së institucioneve të pushtetit qendror.

Shërbimi për informim