Shënohet Dita ndërkombëtare e personave me nevoja speciale

03.12.2018

Kryetari i komunës së Gostivari, Arben Taravari mori pjesë në eventin për shënimin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja speciale, ku morën pjesë fëmijët e Qendrës Ditore dhe paraleleve speciale të shkollave fillore “Ismail Qemali” dhe “M.K. Ataturk”.

“Ata çdo ditë meritojnë kujdes dhe përkushtim, por unë shfrytëzoj këtë ditë e cila është shpallur si Ditë ndërkombëtare e fëmijëve me nevoja speciale, për t’i sensibilizuar institucionet, shoqërinë dhe gjithë opinionin publik se duhet të kujdesemi për këta fëmijë, Të gjithë gjatë jetës kemi nevojë që të jemi të rrethuar nga njerëz të cilët na ndihmojnë. Të kujdesemi dhe tu dhurojmë dashuri të këtyre flmijëlve të cilët atë na i kthejnë opa asnjë kusht”, theksoii Kryetari Taravari.

Në këtë event u ekspozuan punimet e fëmijëve me nevoja speciale të ndihmuar nga vullnetarët e Organizatës komunale të Kryqit të Kuq – Gostivar dhe financuar nga Banka Komerciale. Për argëtimin e tyre u kujdesën këngëtarët Hajdar Hajdari dhe Betime Zylali Jakupi.

Drekën e përbashkët në restorantin Vita Abi e financoi Komuna e Gostivarit, ndërsa dhurata simbolike fëmijëve u ndau kryetari Arben Taravari.

Shërbimi për informim