Njësiti kundër zjarrit – Gostivar është formuar më 1957 dhe punon deri më 1975 nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale kur me vendim të Parlamentit të SFRJ-së së atëhershme të gjithë shërbimet zjarrfikëse kalojnë në buxhetin e Republikave, gjegjësisht në suaza të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe riemërohen në Njësite Territoriale Kundërzjarrit, më 2005 gjegjësisht prej 01.07.2005 sërish me vendim të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe me ligjin për zjarrfikës të gjithë Njësitet Territoriale Profesionale Kundërzjarrit kalojmë nën ingjerencat e vetëqeverisjes lokale.

Njësiti profesional Kundërzjarrit në Komunën e Gostivarit ju njofton me profesionin e guximshëm të Zjarrfikësit. Ju këshillon si të parandaloni paraqitjen e zjarreve dhe të jape informata të ndryshme në fushën e zjarrfikës dhe mbrojtjes kundër zjarrit.

Njësiti Territorial Kundërzjarrit – Gostivar është njësi profesionale, humanitare, jo fitimprurëse dhe apolitike me interesa të veçanta për qytetin e Gostivarit. NJTKZ Gostivar numëron 31 të zjarrfikës profesional të punësuar.

1 – Komandant i NJTKZ – Gostivar
1 – Zv. Komandant i NJTKZ – Gostivar
4 – Komandant i Çetës
4 – Zv. Komandant i Çetës
16 – Zjarrfikës vozitës
13 – Zjarrfikës

Orari i punës i zjarrfikësve  është nga 12 orë.
Çka punojnë zjarrfikësit profesional:

Zjarrfikësit mbrojnë njerëzit, kafshët dhe pronën e njerëzve të rrezikuar nga zjarret, vërshime, tërmete dhe katastrofa të tjera, ndërsa veprojnë në raste të ndryshme me intervenime teknike si: aksidente, shpëtim nga vërshimet, mbrojtje e jetës.

Në shenjën e  e parë të paraqitjes së zjarrit ose ndonjë lloji tjetër të intervenës që është paraqitur në numrin 193, zjarrfikësit në mënyrë urgjente me pajisjen adekuate nisin për në vendndodhjen për të filluar me shuarjen sa më të shpejtë ose shpëtimit. Pasiqë bëhet fjalë për shumë punë komplekse, në NJTKZ nevojitet organizim i mirë dhe punë ekipore.

Kushtet e punës:

Zjarrfikësit punojnë në kushte shumë të ndryshme. Gjatë shuarjes së zjarreve dhe punëve tjera aksionare ato u ekspozohen rreziqeve të ndryshme. Më shpesh janë të ekspozuar në rrezik nga zjarri, tymi, avujt helmues, rrëzimi i objektit, rënia e objekteve të ndryshme, derdhja e kemikalieve dhe acideve dhe të ngjashme. Në aksionet e zjarrfikësve gati përherë ekspozohen nga lagështia dhe ndikime të tjera të motit: dielli, shiu,  bora, akulli etj. Që të zvogëlohen ndikimet e dëmshme të tilla, përdoren pajisje teknike dhe personale (veshje, këpuce, helmeta mbrojtëse, aparate izoluese me ajër të komprimuar, maska mbrojtëse, shkallë, litarë etj) varësisht nga lloji i ndodhisë.
Zjarrfikësit doemos të punojnë shumë shpejt dhe të ushtrojnë në suaza të nevojave dhe aksioneve të ndërmarra dhe të koordinohen me zjarrfikësit tjerë pjesëmarrës në aksion si dhe të veprojnë si një ekip. Zjarrfikësit punojnë në ndërrime 12 orësh , ndërsa janë të lirë 24 ose 48 orl. Punojnë ditën, natën dhe në festa. Zjarrfikësi doemos të jetë i shëndoshë, në gjenjde të mirë trupore, të ketë dëgjim dhe ndjeshmëri për baraspeshë në punë në lartësi, të ketë shikim të mirë, sistem të shëndoshë të frymëmarrjes, shtypje stabile të gjakut, orientim dhe koordinim të duhur. Stabiliteti emocional, adaptimi social dhe ndaj adaptimi ndaj punës ekipore.

Kontakt:
Adresa: Beliçica nr. 35

Tel. : 193
(042) 218 144