SHFM “Enver Stafai” shënon 30 vjetorin e themelimit, promovohen investimet e realizuara

,
Kisha nderin dhe kënaqësinë sot të merrja pjesë në shënimin e 30 vjetorit të ekzistimit të Shkollës Fillore të Muzikës “Enver Stafai” në qytetin tonë. Festa ishte e dyfishtë pasi së bashku me nxënësit dhe mësimdhënësit promovuam edhe punimet e realizuar periudhën e kaluar në këtë shkollë, duke krijuar kushte me standarde bashkëkohore.
Dua të falenderojë udhëheqësinë e shkollës për punët e realizuara së bashku me donatorët nga qyteti ynë që dëshirojnë të mbeten anaonim për kontributin e tyre.
Kjo shkollë ka peshë për qytetin tonë pasi mbanë edhe emrin e kompozitorit dhe artistit të madh të popullit shqiptar, Enver Stafai. Shpresojë nga aty të dalin gjenerata të cilat do të na bëjnë krenarë sikurse i ndjeri, Enver Stafai.