SHMEK “Gostivar” dhe SHF “Përparimi” f. Çegran fitojnë grant nga MASH-i

,

01.02.2018

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet nga Thirrja publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikuluralizmit, integrimit dhe tolerancës ndëretnike në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Midis fituesve të granteve janë edhe një shkollë fillore dhe një shkollë e mesme nga Gostivari. SHF “Përparimi” nga fshati Çegran do ta realizojë projektin në partneritet me SHF “Nikolla Karev” nga Radovishi, ndërsa Shkolla e mesme ekonomike komunale, grantin do ta realizojë në mënyrë të pavarur.

Objektivi kryesor i këtyre granteve është të promovohen praktikat më të mira për aktivitete në të cilat kultivohen marrëdhëniet harmonike të cilat bazohen në respektimin e dallimeve, dhe me këtë rast duke ndërtuar një shoqërie multietnike dhe multikulturore me çka mundësohet ndërtimi i institucioneve moderne, të suksesshme dhe efektive edukativo-arsimore të cilat do t’i promovojnë vlerat multietnike dhe multikulturore, qasjen e individualizuar ndaj nxëlnësve, klimën pozitive emocionale dhe komunikimin konstruktiv shumëkahësh në një mjedis të këndshëm dhe stimulues shkollor.

Shërbimi për informim