17.05.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari mori pjesë në hapjen solemne të Qendrës Qytetare për Resurse në Gostivar.

“Kjo është një mundësi e mirë për organizatat joqeveritare që të kenë qasje të lehtë deri tek resurset dhe informatat e nevojshme për funksionim normal të tyre. Komuna e Gostivarit organizatat qytetare i sheh si faktor i pavarur në formimin e demokracisë dhe jetës shoqërore dhe në kuadër të ingerencave dhe mundësive të veta do t’i përkrahë ato në vazhdimësi“, theksoi kryetari Taravari në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e hapjes së kësaj qendre.

Qendra Qytetare e Resurseve – Gostivar është projekt trevjeçar i financuar nga ana e Bashkimit Evropian, e që implementohet nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike – ADI Gostivar.

Komuna e Gostivarit inkurajon organizatat qytetare që t’i shfrytëzojnë shërbimet e kësaj qendre dhe të ngrenë nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Shërbimi për informim