18.05.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili  po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, është pritur sot në Kuvendin e Republikës së Kroacisë në Zagreb nga deputetja shqiptare Ernina Lekaj Prljaskaj.

Ne takim ishin të pranishëm edhe kryetar i Këshillit Shqiptar te Zagrebit- Shuip Ziberi, këshilltar në Këshillin Shqiptar të Zagrebit – ing. Avni Osmani, dr. Shoip Shoipi, si dhe udhëheqësi i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë Komunës së Gostivarit – Besim Dogani.

Në një atmosferë të ngrohtë miqësore u diskutua për gjendjen e shqiptarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kroaci, si dhe për përparimin e Kroacisë pas anëtarësimit në strukturat euro-atlantike.

Ermina Lekaj Prljaskaj është deputetja e parë shqiptare në Kuvendin e Kroacisë dhe krahas pakicës shqiptare në këtë shtet, përfaqëson edhe pakicën boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kryetari Taravari vizitoi edhe Komunën Stara Nedelja, si dhe takoi shumë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Kroaci.

Shërbimi për informim