Të nderuar qytetarë të Gostivarit,

Ju njoftojmë se Marshi Memorail për nder të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e Llaskërcës, rrjedh pa probleme dhe sipas dinamikës së planifikuar.

Marshuesit për momentin janë duke përshkuar rrugën Tetovë – Gostivar dhe pritet që rreth orës 17:00 të mbërrijnë në Pagesën rrugore në Gostivar.

Ftojmë qytetarët të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur që prej fillimi të na bashkëngjiten, ndërsa kanë dëshirë që të bëhen pjesë e simbolikës së këtij marshi, të na bashkëngjiten në ora 17:00 te pika pagesore në Gostivar, ose të na presin në sheshin e qytetit rreth orës 17:30 ku edhe do të përfundojë Marshi Memorial.

Me respekt,

Këshilli organizativ