17.08.2018

Në vazhdën e përpjekjeve të Komunës së Gostivarit, që krahas investimeve në infrastrukturë të investohet edhe në projekte që rrisin nivelin e cilësisë së jetesës, siç janë kultura, sporti dhe rekreacioni, këtyre ditëve është shtruar me bar artificial terreni për futboll të vogël në Çegran

Komuna e Gostivarit ka ndarë nga buxheti i saj 1.750.000 denarë për furnizim dhe vendosje të barit artificial të cilësisë së lartë, në dy fusha të futbollit të vogël, një në Çegran dhe një në Balindoll.

“Tash kur kanë përfunduar punimet në Çegran, do të pasojnë edhe punimet në Balindoll. Vlen të theksohet se krahas vendosjes së barit artificial, në terrenin për futboll të vogël në Çegran, është vendosur edhe ndriçim adekuat, si dhe janë kryer edhe punë tjera përcjellëse që ky terren t’i përmbushë të gjitha standardet e nevojshme”, thotë Jasin Demiri – zëdhënës i komunës së Gostivarit duke uruar që rinia e fshatit Çegran ta shfrytëzojë sa më gjatë këtë terren dhe të kujdeset për të si për pronë private.

Shërbimi për informim