Programi rajonal për Demokraci lokale në Ballkanin perëndimor  ReLOaD
THIRRJE PUBLIKE për shprehjen e interesit për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të organizatave qytetare si vëzhgues në Komisionin për evalvim të propozim-projekteve në kuadër të Projektit ReLOaD në komunën e Gostivarit.

Qëllimi kryesor i projektit ReLOad, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), është forcimi i demokracisë participativ dhe procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa përmes aftësimit të organizatave qytetare në mënyrë aktive të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes. Projekti ReLOaD punon me pesë komuna partnere: Kumanovë, Resnjë, Gostivar, Kavadar, Strumicë, rreth miratimit të qasjes transparente për financimin e organizatave të shoqërisë civile, me të cilat do të nxitet përfshirje më e madhe qytetare në vendimmarrje dhe do të përmirësohen shërbimet të cilat sigurohen në nivel lokal.

Komuna e Gostivarit publikoi thirrje publike në kuadër të projektit ReLOaD për projekt- propozime nga organizatat e shoqërisë civile. Thirrja u publikua më 15 Prill 2019 dhe do të zgjasë deri më 27 Maj 2019, me ç’rast evalvimi i propozim-projekteve të mbërritura planifikohet të mbahet pas datës 5 Qershor 2019. Evaluimi pritet të zgjasë jo më shumë se 2-3 ditë dhe do të varet nga numri i propozim-projekteve të pranuara.

Për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së propozim-projekteve nga organizatat qytetare për ndarjen e grantit në kuadër të projektit ReLOaD, komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP shpall Thirrje publike për shprehjen e interesit për pjesëmarrjen  një përfaqësuesi të organizatave qytetare si vëzhgues në Komisionin për evalvim të propozim- projekteve të parashtruara nga organizatat qytetare në kuadër të thirrjes publike që është publikuar në komunën e Gostivarit.

Përfaqësuesi i organizatave civile në Komisionin për evalvim do të ketë këto detyra dhe detyrime:

• do të jetë vëzhgues në Komisionin e evalvimit pa të drejtë vote;
• do të nënshkruajnë deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie dhe nuk do të ndajë asnjë informacion në lidhje me procesin e evalvimit;
• do të jetë prezent gjatë gjithë kohëzgjatjes së vlerësimit nga fillimi deri në fund;
• në rast të pamundësisë për të marrë pjesë, në vendin e përfaqësuesit të organizatave të shoqërisë civile do të vijë zlvendësi, me ç’rast zëvendsëi do të marrë rolin e vëzhguesit – përfaqësues të organizatave civile;
• do ta nënshkruajnë raportin e Komisionit për evalvim, i cili do të përmbledhë gjetjet nga vlerësimi i propozim-projekteve.
Kandidati për vëzhgues në Komisionin e evalvimit patjetër të jetë anëtar dhe/ose i punësuar në mënyrë të përhershme në një organizatë të shoqërisë civile që është themeluar ligjërisht në përputhje me Ligjin mbi asociacionet dhe fondacionet. Është e dëshirueshme që kandidati të ketë:

• Përvoja dhe aftësitë e mëparshme për të bërë vlerësimin e projekt propozimeve nga organizatat e shoqërisë civile. Përvoja me grantet e dhëna nga BE do të konsiderohet një pasuri;
• Përvojë në përgatitjen dhe / ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike;
• Përvoja dhe shkathtësi të mëparshme për të bërë evalvim të propozim-projekteve nga organizatat qytetare. Përvoja me grantet e dhëna nga BE do të konsiderohet si përparësi;
• përvojë në përgatitjen dhe/ose në implementimin e projekteve të financuara me mjete publike;
Kandidatët patjetër që t’i dorëzojnë dokumentet në vijim përmes postës elektronike info@gostivari.gov.mk:
• Letër për shfaqje interesimi me biografi të shkurtër – me të cilën mund të shfaqet interesimi për pjesëmarrje në Komisionin për evalvim (letra nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe)
• Deklaratë e personit të autorizuar të organizatës civile, me të cilën autorizohet kandidatin për ta përfaqësuar atë organizatë civile në Komisionin për evalvim. Përfaqësuesi i shoqërisë civile do të punojë në baza vullnetare / pa kompensim financiar. Projekti do t’i rimbursojë shpenzimet bazë, siç janë shpenzimet për udhëtimit dhe për një vakt të lehtë.

Organizata qytetare në të cilën kandidati i përzgjedhur është anëtar dhe / ose punonjës i përhershëm NUK MUND të aplikojë (as si bartës dhe as si  partner i bartësit) të thirrjes publike për dorëzimin e propozim-projekteve në kuadër të projektit ReLOaD në komunën be Gostivarit.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 27 Мај 2019, deri në ora 17:00.
Në qoftë se keni nevojë për informacione shtesë, Ju lutemi kontaktoni Dashmir Osmanin (dashmir.osmani@gostivari.gov.mk).