Trajnim për vullnetarët që do të shpërndajnë ndihma humanitare

02.04.2020

I njoftojmë të gjitha institucionet, organizatat joqeveritare, shoqatat humanitare dhe grupet joformale të cilat aktualisht shpërndajnë ose planifikojnë të shpërndajnë ndihma humanitare në kohë të pandemisë në territorin e rajonit më të gjerë të Gostivarit (komunat: Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë) të delegojnë vullnetarë të vet që do t’i nënshtrohen një trajnimi të shkurtër për realizim të sigurt të distribuimit të ndihmave.

Trajnimi do të mbahet nesër me fillim në ora 12:00 në sallën e Këshillit t[ë Komunës së Gostivarit dhe i njëjti do të realizohet nga ekspertë të Klinikës së sëmundjeve infektive dhe Institutit për Shëndet Publik.

Njoftojmë gjithashtu se në kuadër të Shtabit rajonal të emergjencës – Gostivar, tashmë funksionon Këshilli koordinues për distribuim të ndihmave dhe për çdo aktivitet të ndërmarrë jashtë kornizave të tij, përgjegjësia bie mbi vet personat fizikë dhe juridikë.

Shtabi rajonal i emergjencës – Gostivar