Tribunë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Më 18.10.2019, ditë e premte nga ora 14:00 te salla e këshillit komunal, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me OJQ “International Woman’s Club” organizon tribunë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.

Tetori ndërgjegjëson!
Tetori motivon për kontrolla të gjirit!
Tetori ndihmon të sfiduarat me përkrahje morale dhe profesionale!
Të pranishëm:
Prof. Dr. Arben Taravari
Dr. Gjyla Çeliku
Ekip mjekësh nga “Medica Istambul”

Psikologet:
Manushaqe Abdiu
Jasmina Salija

Nutricioniste:
Diola Dosti

Bëhu edhe ti pjesë e tribunës tonë, ti që je sfiduar dhe ti që do të informohesh, por edhe ti që do të përkrahish moralisht!
Jeta është për të gjithë, ndaj parandalo dhimbjen me kohë!
Kontroll!
Vetëdijësohu!
Ndihmo!
Guxo!