Tubacion i ri ujësjellësi në dy lagje të fshatit Raven të Gostivarit

18.12.2018

Tubacioni i vjetruar i ujësjellësit në dy lagje të fshatit Raven, këtyre ditëve është zëvendësuar me tubacion të ri me çka iu dha fund problemeve me furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve lokal.

“Në dy lagje të fshatit Raven, për shkak të vjetërsisë së gypave, na paraqiteshin defekte të shpeshta, respektivisht vinte deri te plasja e gypave, e që shkaktonte probleme të herëpashershme në furnizimin me ujë. Këtyre ditëve intervenuam duke bërë zëvendësimin e tubacionit në dy krahë, njëri në gjatësi prej  120 metra dhe tjetri në gjatësi prej 70 metra, me çka do të mundësohet furnizim i pandërprerë me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit”, thekson drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Isak Lazami.

Ai shton se Ndërmarrja publike me të cilën ai drejton, falë edhe ndihmës së pa rezervë të Komunës së Gostivarit, deri më tani ka bërë më shumë intervenime të ngjashme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat në bazë të kapaciteteve të veta për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve si në rrjetin e ujësjellësit, ashtu edhe në rrjetin e kanalizimit dhe nl shërbimet tjera që ofron për qytetarët e komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim