U asfaltua një rrugë në lagjen “Silika” të Gostivarit

17.10.2019

Në vazhdën e përpjekjeve të Komunës së Gostivarit për të krijuar kushte të volitshme infrastrukturore për të gjithë qytetarët, para disa ditëve përfundoi asfaltimi i rrugës 4 në lagjen “Silika” krah i rrugës së Dibrës.

Kjo rrugë ka një gjatësi prej 183 metra dhe gjerësi prej 4,5 metrash, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e asfaltuar është 820 metra katror.

Për asfaltimin e kësaj rruge Komuna e Gostivarit nga buxheti i saj ndau 1.627.012 denarë, ndërsa punimet i realizoi Ndërmarrja ndërtimore “Magnum trans” nga Gostivari në bazë të tenderit të fituar.

Ndryshe, kjo rrugë deri më tani nuk ka qenë e asfaltuar fare, ndonëse është e banuar një periudhë më të gjatë.

Nga Zyra për zhvillim lokal pranë Komunës së Gostivarit, njoftojnë se sivjet derisa të lejojnë kushtet atmosferike, do të vazhdojnë me rregullimin, sanimin dhe rehabilitimin edhe të disa rrugëve në qytet.

Shërbimi për informim