24.12.2018

Me mbështetje të Komunës së Gostivarit, në Qendrën për Kulturë në Gostivar u mbajt edicioni i parë i festivalit Junior Fest.

Festivali u organizua nga Shoqatës Kulturore Artistike “Sonata” me në krye drejtoreshë artistike të festivalit, këngëtaren Betime Zylali, e cila thotë se pas realizimit të suksesshëm të këtij edicioni, planifikon që këtë festival ta shndërrojë në festival tradicional.

Në Festivalin “Junior Fest 2018” morën pjesë 14 garues, ndërsa juria profesionale në përbërje: prof. Arifikmet Xhemaili dhe regjisorët Sulejman Rushiti dhe Olsen Poshka, përzgjodhën më të mirët.

Çmimi i parë nga juria dhe nga publiku i takoi Vesa Pollozhanit me këngën “Të falim dashurinë”, Çmimi i dytë u takoi Lina Demirit dhe Dea Sadikut, ndërsa Çmimi i tretë Besar Asanit, Florensa Shates dhe Tesa Selimit.

Shërbimi për informim