14.05.2018

Shoqata malore “Sharri nga Gostivari, organizoi dje Marshin tradicional “Guri i Rrafshtë 2018” në të cilin morën pjesë anëtarë të më shumë shoqatave malore nga e gjithë Maqedonia dhe nga vendet fqinje.

Marshin e mbështeti financiarisht Komuna e Gostivarit, ndërsa e nderoi me praninë e tij edhe kryetari i komunës Arben Taravari. Kryetari i Shoqatës “Sharri” – Qerim Abazi, kryetarit Arben Taravari i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë.

Bjeshkatarët u ngjitën në majat Guri i Zi – 1903 m lartësi mbidetare dhe Guri i Rrafshtë – 1886 metra lartësi mbidetare, në një shteg me gjatësi prej 25 km dhe distancë në lartësi prej 1333 metra, duke përshkruar kështu bukuri mahnitëse natyrore, peizazhe dhe panorama mbresëlënëse.

Shërbimi për informim