18.07.2018

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Gostivar, u shfaq komedia “Ëndrra e shtatë studentëve” regji të regjisorit të njohur nga Kërçova Qëndrim Riani, ndërsa rolet i interpretuan aktorët e sapodiplomuar të artit dramatik pranë Universitetit të Tetovës.

Komedia e bazuar në romanin e William Shakespeare “Ëndrra e një nate vere”, ishte pjesë e agjendës së aktiviteteve në kuadër të manifestimit “Ditët e mërgimtarëve” që realizohet nën patronazhin e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Kulturës

Duartrokitjet e shumta dhe të qeshurat e vazhdueshme të publikut, ishin vlerësimi më i mirë për cilësinë e komedisë dhe talentin e aktorëve të rinj profesionist nga Gostivari Tetova dhe Kumanova: Ajshe Useini, Abduallah Osmani, Sabina Memishi, Taulant Destani,, Faton Ibrahimi dhe Shpresa Hashimi, të cilët në shumë raste improvizuan me qëllim që humori i tyre t’i përshtatet publikut gostivaras, me ç’rast me aktrimin dhe improvizimet shkëlqeu aktorja nga Gostivari, Ajshe Useini.

Sot në agjendën e “Ditëve të Mërgimtarëve” është Koncerti Multietnik që do të mbahet në amfiteatrin e hapur në shëtitoren e lumit Vardar, me fillim në ora 19:00.

Shërbimi për informim