Uikend gjeneral 2022

Komuna e Gostivarit iu bashkangjit aksionit të pastrimit “Uikend gjeneral 2022” organizuar nga shoqata “Njeriu dhe mali”, si pjesë e aktiviteteve që i realizon për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes publike dhe për të ndikuar pozitivisht në ruajtjen e mjedisit.

Bashkë me administratën komunale, punonjës të ndërmarrjeve publike dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, zhvilluam aksionin përgjatë shetitores së lumit Vardar dhe në disa pjesë tjera të qytetit dhe oborret e shkollave.

Poashtu, prezentuam edhe disa tabela informative mbi qytetin dhe lumin Vardar. Faleminderit çdo njërit që iu bashkangjit këtij aksion simbolik por me rëndësi të madhe për qytetin tonë.