Vendimi i shumicës në Këshill, la në terr palestrën sportive “Rinia” – Gostivar

21.06.2018

Vendimi i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Komunës së Gostivarit, në seancën e pestë votoi kundër ndarjes së subvencioneve nga ana e Komunës për NPEOS “Rinia” – Gostivar.

Kjo ndërmarrje në kuadër të së cilës funksionon edhe palestra sportive në të cilën aktivitetet sportive i zhvillojnë klubet sportive të Gostivarit me rrethinë, udhëheqësia e shkuar komunale kishte krijuar detyrime enorme ndaj EVN-së për energji të harxhuar elektrike.

Ndonëse vetë përgjegjës për këtë situatë të palakmueshme të NP “Rinia”, këshilltarët e BDI-së të mbështetur edhe nga partnerët e tyre LSDM, RDK dhe LDR votuan kundër propozim-vendimit për ndarje të 500.000 denarëve kësaj ndërmarrjeje të dedikuara për pagesën e rrymës elektrike, dhe për pasojë sot EVN e shkyçi rrymën dhe kjo palestër mbeti në terr.

Parashtrohet pyetja, ku e shohin në këtë rast interesin e qytetarëve këshilltarët e BDI-së dhe partnerët e tyre, në të cilin vazhdimisht thirren.

Shërbimi për informim