17.05.2018

Në vazhdën e aktiviteteve të Komunës së Gostivarit për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe nxitjen e të rinjve për tu marrë me aktivitete sportive, në terrenin sportiv në Çajlë të Vjetër, u instaluan reflektorë.

Banorët e fshatit Çajlë shprehen shumë të kënaqur me këtë investim të Komunës së Gostivarit dhe thonë se tani ky terren sportiv është i kompletuar dhe do të mund ta shfrytëzojnë edhe në mbrëmjet e freskëta të verës kur zakonisht edhe të rinjtë preferon që të merren me aktivitete sportive.

Vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit ndihmon edhe në ndërtimin e stadiumit të futbollit në fshatin Balindoll.

Shërbimi për informim