26.12.2019

Me rastin e qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, Komuna e Gostivarit e vë sërish në funksion Zyrën e Mërgimtarëve. Zyra e Mërgimtarëve, që gjendet në hapësirat e Qendrës për Shërbime Komunale në katin përdhes të objektit të Komunës së Gostivarit, do të punojë edhe të shtunën dhe të dielën (28 dhe 29 dhjetor 2019) prej në ora 10:00 deri në ora 19:00.

Komuna e Gostivarit, të gjithë mërgimtarëve u dëshiron qëndrim të këndshëm në vendlindje!

Shërbimi për informim