Nxënësit e Çegranit u njoftuan me dëmet që shkakton pirja e duhanit

,

28.12.2017

Në mjediset e Shkollës Fillore “Përparimi” të fshatit Çegran, u mbajt ligjëratë në temë: Duhani, anët negative, me ç’rast nxënësit e ciklit të lartë të kësaj shkolle u njoftuan me pasojat negative që shkakton pirja e duhanit.

Aktiviteti u realizua nga Eko-grupi i shkollës në bashkëpunim me Organizata Komunale e Kryqit të Kuq – Gostivar, ndërsa ligjëratën e mbajti psikologja Emrie Zeqiri.

Përmes kësaj ligjërate synojmë që të parandalojmë duhanpirjen, duke i njoftuar nxënësit për pasojat fatale mbi shëndetin, sidomos nëse konsumimi i tij fillon që nga moshat e reja. Në ligjëratë u përfshin nxënësit e klasave të gjashta, shtata, teta dhe nënta dhe interesimi i tyre ishte i kënaqshëm”, thekson psikologja Zeqiri.

Nga SHF “Përparimi”, njoftojnë se ligjërata nga sfera e edukimit shëndetësor do të realizohen edhe mbi tema të tjera.

Shërbimi për informim