Qytetarët për Komunën: Punojmë sëbashku për transparencë dhe përgjegjësi

Në kuadër të projektit “Qytetarët për Komunën – Punojmë së bashku për transparencë dhe përgjegjësi”, NEXUS – Koncepti Civil në bashkëpunim me komunën e Gostivarit, do të zbatojnë aktivitete të përbashkëta të të njëjtit projekt.

Bëhet fjalë për një ueb Platformë që synon të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme lokale. Ky projekt do të inkurajojë bashkëveprim më të madh midis vetqeverisjes lokale dhe qytetarëve, do të krijojë një atmosferë ku pjesëmarrja qytetarëve do të jetë kyçe, përmes të cilave qytetarët do mund ti shprehin ankesat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, në të njëjtën mënyrë të kryejnë edhe mbikqyrje mbi punën e pushtetit lokal.

>> Linku për tek pyetsori