Koncerti “Muzika na bashkon të gjithëve“ i bashkoi të rinjtë e Gostivarit

15.05.2018

Nën moton “Muzika na bashkon të gjithëve” mbrëmë në sheshin e Gostivarit u mbajt një koncert madhështor i cili bashkoi të rinjtë e të gjitha nacionaliteteve.

Organizator i këtij eventi ishte Forumi Rinor ndërsa i njëjti u përkrah nga Komuna e Gostivarit, NP “Komunalec – Gostivar dhe nga Ministria e Kulturës.

Qëllimi i këtij koncerti, është që të promovojmë multikulturalizimin dhe bashkëjetesën në Gostivar, vlera këto të cilat gostivarasit i kultivojnë brez pas brezi. Që grupet pjesëmarrëse të kenë një performancë sa më të mirë, ata bënë ushtrime intensive në mjediset e zyrës së Forumit Rinor në objektin e Komunës së Gostivarit. Do të falënderoja me këtë rast ata që e përkrahën këtë event dhe do të shtoja se në të ardhmen aktivitetet akoma më shumë do të intensifikohen dhe Gostivarin do ta shndërrojmë në një vend tërheqës për të rinjtë”, thotë Enis Miftari – kryetar i Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit.

Në koncert performuan “Gos YC Music Group”, “Da Lee&Band” dhe “DJ Knockout”, ndërsa koncertin e përcoll një numër i madh i qytetarëve si dhe përfaqësues të administratës komunale.

Shërbimi për informim