Konvikti i nxënësve në Gostivar, një storje suksesi
28.05.2018
Falë angazhimit personal të drejtorit Shpend Sulejmani, mbështetjes parezerv të Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Arben Taravari, donacioneve nga personat fizikë dhe juridikë, Konvikti i nxënësve – Gostivar, prej një objekti i cili më shumë ngjasonte në objekt të braktisur, është shndërruar në një konvikt të cilit ia kanë zilinë institucionet e ngjashme në vend dhe më gjerë.
Në këtë konvikt janë krijuar të gjitha kushtet për јеtë komfore dhe për realizimin e aktiviteteve jashtëshkollore të nxënësve të cilët janë të vendosur në të.
Vlen të theksohet se në këtë konvikt, vendosja e portës frontale mundëson siguri të plotë të nxënësve që frekuentojnë atë.
Shërbimi për informim