Në Turçan të Madh do të fillojë ndërtimi i kanalizimit

23.05.2018

Si pjesë e programit vjetor të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, projekti për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Turçan i Madh është komplet i përgatitur dhe pritet marrja e lejes nga organet kompetente për fillimin e realizimit të tij.
Këtë ua kumtuan banorëve të fshatit Turçan i Madh, kryеtari i komunës ës Gostivarit , Arben Taravari dhe drejtori i NP “Komunalec”, Isak Lazami gjatë vizitës këtij fshati.

“ Sonte vendosëm të jemi në fshatin Turçan i Madh, për të bashkëbiseduar me banorët por edhe për ta promovuar fillimin e punimeve për ndërtimin e kanalizimit në këtë fshat. Me drejtorin e NP “Komunalec” u koordinuam që këto ditë të nisin punimet. Besojmë se brenda dy deri tre javëve të punimet të përfundojnë dhe në këtë fshat të jetë zgjidhur ky problem si një ndër problemet kryesore. Ky është premtim që ne e kemi bërë gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet lokale të vitit 2017”, u shpreh kryetari Taravari.
Drejtori i NP ”Komunaleс”, Isak Lazami njoftoi se presin lejen nga organet kompetente dhe menjëherë të fillojë me punë.

“Ndërmarrja jonë e ka paraparë në program këtë kanalizim. Ky projekt ka kaluar në organet drejtuese të ndërmarrjes, konkretisht këtë e kemi pritur, përndryshe këtë premtim të kryetarit Taravari gjatë fushatës për ndërtimin e kanalizimi fekal në Turçanin e Madh dhe pjesa tjetër për në Llapushnik, do ta realizonim që më herët. Shpresojmë që leja nga organet kompetente do të arrijë sa më shpejtë dhe do të fillojmë me punimet ku brenda 3 javëve mendojmë të mbarojmë me kanalizimin”, theksoi Lazami.
Kryetari Taravari me bashkëpunëtorët e tij, vizitat nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Gostivarit, gjatë muajit të Ramazanit do t’i realizojë pas namazit të teravisë.

Shërbimi për informim