NJOFTIM

Njoftohen qytetarët, organet e pushtetit shtetëror si dhe organet tjera  dhe organizatat e përcaktuara me ligj, institucionet dhe shërbimet publike, bashkësitë vendore, ndërmarrjet publike, entet, fondacionet, organizatat joqeveritare, personat fizikë dhe juridikë që ushtrojnë autorizime publike dhe të gjithë të tjerët që i shfrytëzojnë shërbimet komunale, se në pajtim me Vendimin nr.09-1009/1 të datës 15.05.2018, për caktimin e përkohshëm të orarit të punës të Komunës së Gostivarit gjatë muajit “Ramazan” – 2018, administrata komunale do të punojë prej orës 09.30 deri 16.00, duke filluar nga 16 Maj 2018 deri më 14 Qershor 2018. 

Shërbimi për informim