LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë qytetarët të cilit shfrytëzojnë rrugën rajonale Gostivar – Sërmnovë, se nga mëngjesi i ditës së enjte do të fillojnë punët ndërtimore për rikonstruktim të plotë të segmentit Llakavicë – Sërmnovë.

Deri sa do të zgjasin punët ndërtimore qarkullimi në këtë segment rrugor, në pjesë dhe periudha të caktuara, do të zhvillohet me vështirësi, andaj luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të bëjnë kujdes dhe qarkullimin ta përshtatin me kushtet e rrugës.

Ndryshe, rruga e cila do të rikonstruktohet është me gjatësi prej 2,3 kilometrash ndërsa pjesa që do të asfaltohet do të jetë me gjerësi 4,2 metra.

Nga Komuna e Gostivarit, falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin.

Shërbimi për informim