Përzgjidhet projekti më i mirë ideor për ndërtimin e akua-parkut në Gostivar
20.07.2018
Në përputhje me konkursin e shpallur përmes sistemit elektronik për prokurime publike, në të cilin kërkohej zgjidhje ideore për ndërtimin e një akua-parkut me përmbajtje përcjellëse, një komision i veçantë pranë Komunës së Gostivarit, si zgjidhje më e mirë ideore upërzgjodhi projektin e Shoqërisë për arkitekturë, urbanizëm dhe inxhinieri Tetrakstis Kristijkan Shpknjp eksport-import Shkup.
Me realizimin e këtij projekti, Gostivari në një të ardhme të afërt do të ketë në dispozicion sipërfaqe ujore prej mbi dy mijë metra katrorë.
Në projekt është planifikuar që akua-parku të ketë pishina, toboganë spiral, toboganë të shpejtë, pishinë me valë, lumë përtac, pishinë të cekët për fëmijët deri më katër vjeç dhe pishinë për fëmijë të moshës prej 4 deri më 14 vjeç.
Ndërtimi i akua-parkut do të jetë ekonomik dhe nuk do ta ngarkojë buxhetin komunal pasi që i gjithë realizimi do të jetë sipas parimit të partneritetit publiko-privat.
Krahas mjediseve teknike, parkingut, zhveshtoreve dhe tualeteve, në këtë kompleks do të funksionojnë një restorant dhe një kafiteri.
Lokacioni është Bllokun Urban 16 në zonën e cila është e dedikuar për aktivitete sportive dhe rekreative, ku tashmë ekzistojnë terrene sportive, përkatësisht në bregun e djathtë të lumit Vardar në lagjen Dutllëk ndërmjet dy stadiumeve të futbollit.
Prtet që projekti në fjalë të realizohet gjatë vitit 2019.
Shërbimi i informacionit