NJOFTIM
NJOFTIM
06.08.2018
Njoftohen qytetarët se më datë 08.08.2018 (e mërkurë) me fillim në ora 09:00, do të fillojë realizimi i punëve ndërtimore për riasfaltimin e rrugëve rreth e përqark SHF “Goce Dellçev” – Gostivar.
Për shkak të natyrës së punimeve, për një periudhë të caktuar kohore, qarkullimi i makinave në këtë pjesë të qytetit do të jetë në ndërprerje.
Në të njëjtën ditë, pra të mërkurën, do të fillojë edhe realizimi i punëve ndërtimore për asfaltimin e dy rrugëve në fshatin Forinë, prej te ura mbi lumin Jahorka dhe prej te Mektebi në drejtim të fushave, ku qarkullimi do të jetë i lirë por do të zhvillohet në kushte të vështirësuara.
Luten qytetarët për mirëkuptim dhe kujdes.
Shërbimi për informim