Përfundoi riasfaltimi i rrugës para Shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar

31.08.2018

Ka përfunduar sot rehabilitimi i plotë dhe riasfaltimi i rrugës “Vëllezërit Bllazheski” para Shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar me gjatësi prej 315 dhe gjerësi 9 metra.

Ky investim është pjesë e projektit të realizuar nga ana e Komunës së Gostivarit, me të cilin rehabilitohen disa rrugë në këtë pjesë të qytetit, me gjatësi të përgjithshme prej mbi 1000 metra dhe me kosto prej mbi 200 mijë euro.

Para riasfaltimit, u bë edhe zëvendësimi dhe rehabilitimi tehoreve të rrugës, si dhe nivelizimi i pusetave, ndërsa krahas rrugës kryesore u asfaltua edhe një rrugicë anësore e quajtur “Rruga 1”, me gajtësi prej 45 metrash dhe gjeërsi prej 4.5 metarsh.

Segmenti, riasfaltimi i të cilit përfundon sot, është më i gjati në kuadër të këtij projekti, ndërsa do të mbetet për tu riasfaltuar edhe një pjesë e rrugës “18 Nëntori”, respektivisht pjesa prej afër Stacionit Policor deri afër daljes në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”.

Në këtë segment janë para përfundimit punimet për ndërtimin e një linje të ujësjellësit dhe kanalizimit në gjatësi prej 130 metrash, e që ishte kërkesë e banorëve dhe realizohet para asfaltimit që të mos ketë më pas prerje të asfaltit.

Shërbimi për informim