Mbledhje komemorative kushtuar eduaktores së parë në Gostivar, Vafire Sejfuli

24.09.2018

Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, u mbajt Mbledhje komemorative kushtuar eduaktores së parë shqiptare në Gostivar, Vafire Sejfuli, ku morën pjesë familjarë, kolegë, ish nxënës dhe miq të saj.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili ka qenë nxënës i saj si dhe mjeku i cili bashkë me tashmë të ndjerën, e kanë luftuar sëmundjen e rëndë disa viteve të fundit.

“Me pikëllimin më të thëllë përcollëm para disa ditësh zonjën, mësuesen, nënën tonë Vafire Sejfuli. Janë disa njerëz që shënojnë jetën, që mbeten gjithmonë brenda nesh, që janë arkitektë të karakterit dhe perosnalitetit. Një nga ata ka qenë edukatorja dhe mësuesja ime e parë, e cila fatkeqësisht u nda nga kjo jetë, duke lënë dhimbje dhe trishtim”, theksoi Taravari dhe shtoi “Mësuesja Vafire ishte shembulli i një profesionisteje, fatmirësisht ishim nxënës të një gruaje të jashtëzakonshme që ishte njëkohësisht mëusese dhe nënë. Është fat dhe nder për Gostivarin që jeta edhe vepra e mësueses Vafire u zhvillua këtu”.

Mes tjerash Taravari tha se edukatoret dhe mësueset e reja duhet të ndjekin si model orientimin e mësueses Vafire.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Ty e dashura eduaktore, mësuese dhe nënë!. Ngushëllime familjes dhe të afërmive të saj”, tha në fund të fjalimit të tij kryetari Arben Taravari, në Mebledhejen Komemorative ksuhtuar edukatores së parë shqiptare në Gostivar, Vafire Sejfuli.

Për jetën dhe veprimtrainë e eduaktores së ndjerë Vafire Sejfuli folën edhe familjarët e saj Afërdita Kurti dhe Vildane Sejfuli, si dhe udhëheqësja e Sektorit të arsimit Alsian Snopçe dhe kolegja e saj Jelica Stefanoska.

Vafire Sejfuli ka lindur më 21 mars 1948 në fshatin Banjicë. Shkollën e lartë pedagogjike e ka kryer në Gjilan. Përveç si mësuese dhe edukatore, ka dhënë kontriubut edhe në organizata të ndryshme joqeveritare, ndërsa dashuria për edukimin e brezave të rinj e shtyn që edhe pas pensionimit të punojë si edukatore në një çerdhe fëmijësh.

Shërbimi për informim