Nxënësit e SHF “Goce Dellçev” vizituan Komunën e Gostivarit

19.10.2018

Nxënësit e klasës së katërt pranë Shkollës Fillore Komunale “Goce Dellçev” – Gostivar, të shoqëruar nga mësuesja e tyre Sevim Sulo, ishin sot për vizitë në Komunën e Gostivarit, për tu njoftuar me mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal dhe shërbimet të cilat ua ofron administrata komunale qytetarëve të Gostivarit.

Gjatë vizitës ata takuan kryetarin e komunës Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe vizituan sallën e Këshillit të komunës dhe ambientet ku i kryejnë detyrat administratorët komunalë.

“Pata kënaqësinë të takohesha me nxënësit e shkollës fillore “Goce Dellçev”. Takimi me fëmijët është një leksion i çmuar çiltërsie dhe pozitiviteti përveçse një terapi e shkëlqyer.
Tashmë kemi marrë shumë këshilla dhe plot energji për punë, ndaj do të jemi më të vendosur që të punojmë për kushte sa më të mira në këtë shkollë. Këta fëmijë të mrekullueshëm duhet të mbeten në Gostivar, detyra jonë është tu sigurojmë atyre të ardhmen”, thotë kryetari i komunës Arben Taravari.

Shërbimi për informim