Komuna e Gostivarit fitoi projektin “Fuqizimi i Këshillit të Komunës“ në vlerë prej 62 mijë dollarë

31.12.2018

Komuna e Gostivarit është përzgjedhur për të marrë pjesë në projektin “Fuqizimi i Këshillit të Komunës” për periudhën 2019-2020, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe të implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Nga projekti në fjalë, Komuna e Gostivarit do të sigurojë përfitime jofinanciare dhe financiare. Këshilltarët komunalë do të përfitojnë nga mundësia për të marrë pjesë në Programin e Zhvillimit të Kapaciteteve që përbëhet nga 11 module trajnimi, si dhe nga pjesëmarrja në ngjarje të ndryshme të rrjetëzimit, seminare dhe konferenca, ndërsa Komuna e Gostivarit do të marrë fonde në vlerë të përgjithshme prej 62.000 dollarë amerikanë.

Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit pritet të mbahet në janar në Shkup.

Shërbimi për informim