Mbërrin donacioni nga “Eagle” – 300 punonjës të Gostivarit do të pajisen me uniforma cilësore

14.01.2019

Treqind uniforma pune të cilësisë më të lartë, i ndahen komunës së Gostivarit si donacion nga Kompania e renomuar “Eagle”.

Uniformat e para nga ky donacion, ia dorëzoi kryetarit të komunës Arben Taravari, përfaqësuesi i kësaj kompania Baki Sulejmani nga Gostivari.

“Kompania Eagle i donon Komunës së Gostivarit 300 palë veshje të unifikuara edhe atë për rojtarët e komunës së Gostivarit 8 palë veshje, për punonjësit e NP Komunalec – 150 palë, për Parkingjet dhe Gjelbrimin – 70 palë, për Konviktin e nxënësve – 30 palë, si dhe për zjarrfikësit – 50 palë të cilat po i pranojmë sot.  Falënderoj Rolandin, Jetmirin dhe Bakiun, si dhe kompaninë Eagle të cilët e bëjnë këtë donacion që është shumë domethënës. Uniformat për të gjithë punonjësit janë të njëjta ndërsa do të dallohen vetëm për nga ngjyra. Ndryshe Kompania Eagle është kompani e renomuar për prodhimin e  uniformave dhe ajo i prodhon edhe fanellat e shumë ekipeve fubollistike të cilat garojnë në ligat evropiane. Shpresojmë se deri në muajin shkurt do t’i pranojmë komplet dhe do t‘ua shpërndajmë punonjësve të komunës së Gostivarit dhe ndërmarrjeve nën kompetencë të saj, dhe ata do të kenë uniforma pune cilësore dhe të dallueshme”, theksoi kryetari Taravari.

Baki Sulejmani falënderoi kryetarin e komunës së Gostivarit dhe administratën komunale për bashkëpunimin e  frytshëm tash e gjashtë muaj më parë, dhe theksoi se falë këtij bashkëpunimi në Gostivar do të mbahet edhe kampi i Futbollit Edmilson dhe se do të ketë edhe donacione të tjera që shkojnë në dobi dhe në interes të shoqërisë në Gostivar.

Në shenjë respekti dhe falënderimi, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari i dhuroi një dhuratë simbolike koordinatorit për këtë donacion, Baki Sulejmani.

Shërbimi për informim