Fillon regjistrimi në çerdhe i fëmijëve të moshës parashkollore në Çegran, Forinë dhe Raven

01.02.2019

Të nderuar prindër nga fshatrat Çegran, Forinë dhe Raven Ju njoftojmë se prej 01.02.2019 deri më 15.02.2019, do të bëhet regjistrimi i fëmijëve të moshës parashkollore në Kopshtet e fëmijëve dhe Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror, edhe atë:
– Në Kopshtin e fëmijëve në fshatin Çegran për fëmijë të moshës prej 2 deri në 6 vjeç
– Në Qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror në fshatrat Forinë dhe Raven, për fëmijë të moshës prej 3 deri në 6 vjeç.
Regjistrimi i fëmijëve bëhet në objektin kryesor të IPKF “Gëzimi Fëmijëror” që gjendet në rrugën “Beliçica” në Gostivar.

Sektori për veprimtari publike – Komuna e Gostivarit