Garë për fotografi me temë “Kundërshitmi i ekstremizmit të dhunshëm”

Organizata “Qendra për bazë të përbashkët” (QBP) organizon garë dhe ekspozitë të fotografive më të suksesshme me temë “Kundërshitmi i ekstremizmit të dhunshëm” në kornizë të projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni” i mbështetur nga Ambasada Britaneze dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes garës dhe ekspozitës së fotografisë të përpiqemi ti nxisim të rinjtë kreativ nga komuna e Gostivarit ta shfaqin vizionin e tyre në lidhje me kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm. Fotografët e rinj, përmes veprave fotografike duke pasur parasysh
temën do të mund të shfaqin zgjidhjet për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm si respekt, mirëkuptim, laramani, bashkjetesë, unitet dhe lumturi ose ta shfaqin aspektin negativ të dukurisë së ekstremizmit të dhunshëm përmes fotografimit të momenteve destruktive, të cilat do të nxisin pikëllim dhe do të ndikojnë në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Fotografitë më të mira të cilat do të printohen dhe do të jenë pjesë e një ekspozite, që do të realizohet në Gostivar në datë 25 shkurt 2019, ndërsa për orën e saktë do të ju informojmë në ditët në vazhdim. Ekspozita do të rezultojë me fitues të garës, të përzgjedhur nga ana e jurisë e përbërë nga përfaqësues të QPB dhe fotografë, artistë lokal nga Gostivari.

Fituesit do të shpërblehen me dhurata me vlerë për veprat e tyre, ndërsa fotografitë tjera së bashku me tri fotografitë fituese do të ju dhurohen shkollave dhe institucioneve tjera prezente në ekspozitë.

Bëhuni pjesë e garës dhe dërgoni një fotografi me temë “Kundërshitmi i ekstremizmit të dhunshëm” në:

• events.ccg@gmail.com

Afati i fundit për të dërguar fotografi është 25 shkurt 2019.