LAJMËRIM

,

28.02.2019

Për shkak të një defekti në tubacionin kryesor, që ka ndodhur në ora 15:30, ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm do të ketë të paktën për rreth 4-5 orë, respektivisht deri në shmangien e plotë të defektit.

Kjo nënkupton se pa ujë të pijshëm do të mbetet i gjithë qyteti dhe fshatrat përreth, të cilat furnizohen nga ujësjellësi i qytetit, njoftojnë nga NP “Komunalec Gostivar”.

Komuna e Gostivarit kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Shërbimi për informim