Fillojnë aktivitetet për rregullimin oborreve të disa shkollave

,

07.05.2019

Këtyre ditëve, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” kanë bërë rregullimin oborreve të disa shkollave fillore dhe të mesme në qytet dhe në fshatin Debresh.

Me këtë aktivitet u përfshinë SHF “Ismail Qemali”, SHF “Bashkimi”, SHF “Faik Konica”- f. Debresh, Shkolla e mesme ekonomike dhe Shkolla e mesme teknike.

Aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe në shkollat tjera komunale dhe Kopshtet e fëmijëve në Gostivar.

Shërbimi për informim