Kryetari Taravari priti përfaqësues të lartë të Komandës evropiane të SHBA-ve

30.05.2019

Bashkëpunimi për realizim të suksesshëm të ushtrimit të përbashkët të kombinuar të forcave ushtarake të SHBA-ve dhe RMV-së ishte qëllimi i vizitës së sotme të përfaqësuesve të lartë të Zyrës për bashkëpunim ushtarak me SHBA – Komanda evropiane.

Përfaqësuesit e lartë amerikanë të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së, udhëheqësisë për organizimin e manovrës ushtarake dhe nga Sektori i policisë rrugore pranë Stacionit policor në Gostivar, u pritën nga kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe biseduan në lidhje me përgatitjet e nevojshme paraprake për realizimin е suksesshëm të ushtrimit të quajtur “Goditja vendimtare”.

“I falënderoj mysafirët që kanë përzgjedhur Gostivarin për realizimin e kësaj manovre ushtarake e cila vë në dukje bashkëpunimin në sferën e sigurisë të vendit me aleatët tanë perëndimor e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne si Komunë, do të vëmë në dispozicion të gjitha kapacitet me të cilat disponojmë dhe do ky ushtrim i përbashkët ushtarak do ta ketë përkrahjen tonë maksimale logjistike”, theksoi kryetari Arben Taravari.

Manovra ushtarake e kombinuar do të mbahet në Gostivar më 1 korrik, ndërsa manovra të këtilla do të mbahen edhe në 7 qytete tjera në RMV. Në sheshin e qytetit do ë bëhet ekspozimi i mjeteve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe të Armatës së RMV-së.

Vlen të theksohet se kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari është i ftuar të merr pjesë në Ditën për Mysafirë të lartë që do të mbahet më 17 qershor në poligonin ushtarak Krivollak.

Shërbimi për informim