Riparime në shkollën e mesme teknike në Gostivar

,

08.05.2019

Në Shkollën e Mesme Teknike “Gostivar” janë në vijim punimet për përmirësimin e kushteve.

Me mjete të siguruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bëhet riparimi i pullazit të dëmtuar të sallës sportive, ndërsa bëhen edhe intervenime tjera me mjete vetanake të shkollës.

Në vijim është rikonstruktimi i sistemit të ngrohjes qendrore, respektivisht vendosja e dy kaldajave të kombinuara për djegie me dru dhe me pellet.

Po ashtu vendosen edhe kamera sigurie brenda dhe jashtë objekteve të shkollës.

Shërbimi për informim