Javën e ardhshme hapet Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit

04.07.2019

Më 15 korrik (e hënë), do të fillojë me punë Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit.
Zyra do të qëndrojë e hapur deri më 23 gusht, për tu rihapur sërish në muajin dhjetor kur mërgimtarët tanë do të kthehen sërish në vendlindje për të kaluar pushimet.

Zyra për Mërgimtarët do të funksionojë në formën e “Sistemit një sportel”, ndërsa orari i punës do të zgjasë prej në ora 08:00 deri në ora 20:00, çdo ditë pune.

Hapja e kësaj zyre bëhet me qëllim që mërgimtarëve tanë tua lehtësojmë deri në maksimumin e mundshëm procedurat administrative pranë Komunës.

Zyra për Mërgimtarët gjendet në Qendrën për Shërbime Komunale, në katin përdhes të selisë së Komunës së Gostivarit.

Shërbimi për informim