Njohtim për realizim të aktivitetit sportiv “Fluturim, Çiklizëm dhe Ecje“ në Komunën e Gostivarit si pjesë e projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni”

Të nderuar,

Qendra për bazë të përbashkët QBP me përkrahje nga Ambasada Britanike dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup realizon projektin “Fuqizimi i qëndrueshmërise kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni”, me kohëzgjatje prej 15 tetor 2018 deri më 15 tetor 2020. Projekti synon të mbështesë Strategjinë Kombëtare dhe Planin Aksional për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet aktorëve lokal duke përfshirë drejtuesit civilë, fetarë dhe të rinjt dhe autoritetet lokale / qendrore për çështjet e Parandalimit dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm duke krijuar Ekipet e Veprimit në Komunitetit (EVK) brenda tre pilot komunave Çair, Gostivar dhe Kërçovë.

Përveç këtyre aktiviteteve, do të organizohen ngjarje sportive dhe kulturore në tre pilot komuna, ku do të marrin pjesë të rinj, qytetarë nga Komuna e Gostvarit. Aktiviteti i dytë sportiv është paraparë të realizohet në Komunën e Gostvarit në 24.07.2019 (e mërkurë), ky aktivitet përfshin elemente të bashkëpunimit, komunikimit dhe ndërlidhjen e fëmijëve dhe të tjerëve me prejardhje të ndryshme etnike, në të njëjtën kohë, promovimin e tolerancës, bashkëjetesës paqësore, kohezionit social dhe bashkëpunim në nivel kulturor. Aktiviteti sportiv “Fluturim, Çiklizëm dhe Ecje“ do të fillojë në ora 10.00 në Fshatin Koritë. Gjatë orës së parë, paraglaiderista profesionistë do të fluturojnë së bashku me pjesëmarrësit e interesuar. Pikë-nisja me paraglaider do të jetë në fshatin Koritë, ndërsa zbritja në fshatin Çegran. E pasuar me çiklizëm, ku pjesëmarrësit do të sjellin biçikletat personale dhe do të ngasin biçikletë nga Gostivari deri në Vërtok. Në fund, qytetarët do të bëjnë ecje gjysëm malore/të lehtë rreth lumit Vardar, duke u nisur nga Vërtoku për në Gostivar.

Në orën 12.30 Kryetari i Komunës së Gostivarit Z. Arben Taravari do të mirëpresi Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Zonjën Rachel Galloway, në Vërtok dhe më pas Zonja Galloway do të marri pjesë në aktivitetitn e ecjes deri në Gostivar.
Përveç qytetarëve, çiklistë profesionistë dhe paraglaideristë do të jenë pjesë e ngjarjes një ditore.
Ngjarja nuk do të ketë fjalime oficiale, e njejta do të fokusohet vetëm në promovimin e sportit si vlerë dhe çiklizmin si mënyrë ekologjike dhe e shëndetshme transportuese.

Për më shumë informacione dhe pregaditjet e mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje mund të më kontaktoni në mob 078/243-953.

Faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin.